TIRANE - Deputeti demokrat, Edi Paloka akuzon qeverinë e re se nuk do të jetë në gjendje që të mbajë premtimet e saj. Ai thotë se premtimet e së majtës ende pa ardhur në pushtet qeveria e re, rezultuan fasadë elektorale dhe jo projekte konkrete për qyetarët. “Janë mashtrimet e para që po dalin në shesh pasi ishin absurde dhe si premtime, mashtrime për ulje taksash, shëndetësi falah heqje e TVSH.
Duke përdorur variantin që nuk merren vesh me LSI tani po u dalin mashtrimet një për një”, tha Paloka. Iniciativa e kryeministrit të ardhshëm për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të jugut, për Edi Palokën është një farsë, pasi sipas tij bashkitë në këto zona janë drejtuar nga e majta dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga vetë krerët e këtyre njësive vendore.
Lidhur me humbjen e PD, Paloka thotë se një nga shkaqet ishte dhe ministrat dhe drejtorët e pandërruar. “Këta ministra sollën pas tyre drejtorë të pandryshueshëm që kriujuan një distancë dhe u bënë arrogant në marrdhënie jo vetëm me militantët, por dhe me deputetët. Mos harrojmë se ishim në një koalicion të detyrueshëm. Por dhe emrat e deputetëve ndikojnë te qytetarët”, tha Paloka.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com