Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ka kthyer një përgjigje kryeministrit të vendit Edi Ramës, për ironitë dhe akuzat që Rama nuk e kurseu ndaj opozitës. Paloka thotë që paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepin e Tahirit por edhe të Ramës.

Mbasi harxhoi gjithë javen duke share dhe sulmuar politikanët gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.

Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqiperisë për në Europë, ai bëri të kundërtën. Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thëne dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Ramës.