Paloka: LSI e mirëpritur të na
bashkohet për largimin e Ramës 

Paloka: LSI e mirëpritur të na<br />bashkohet për largimin e Ramës 
Opozita e ka të qartë objektivin e saj ndërsa kërkon rrëzimin me çdo kusht dhe mjet demokratik qeverinë "Rama". Deklarata vjen nga kreu i grupit të PD Edi Paloka. Gjatë një interviste për Report Tv, numri dy në PD thotë se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe se aksioni i opozitës për largimin e Ramës është i fokusuar duke shfrytëzuar çdo mjet demokratik nga protestat apo edhe deri tek bojkoti i mundshëm parlamentar. 

"Sigurisht që të gjitha format me të cilat mund të largohet një qeveri do të përdoren, çdo energji dhe aset i PD dhe qytetarëve shqiptarë sepse sot duhet të dini se në bazë të sondazheve janë 70 përqind të qytetarëve që duan largimi ne kësaj qeverisë”, thotë Paloka. 

Kryetari i grupit parlamentar të PD shprehet se qeveria aktuale nuk ka vullnet për zgjedhje të lira ndërsa sipas tij, PD kërkon çdo qeveri tjetër që garanton opozitën për zgjedhje me standarte. Paloka komenton edhe propozimin e PS për reformën zgjedhore. 

Paloka thekson se është e ftuar çdo forcë politike që t'i bashkohet aksionit opozitar kundër qeverisë, përfshirë këtu edhe LSI-në që aktualisht është pjesë e saj. Kjo, thotë Paloka, varet nga kjo forcë politike nëse do të jetë apo jo pjesë e kësaj qeverisje. 

"Nëse LSI bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe i bashkohet aksionit tonë për largimin e Edi Ramës si çdo qytetar tjetër, si çdo organizëm tjetër dhe parti tjetër sigurisht është i mirëpritur”, u shpreh Paloka. 

Prej disa kohësh kryetari i Partisë Demokratike në takimet me struktrat dhe në artikulimin publik fton t'i bashkohet opozitës kushdo që është kundër kësaj qeverie të cilën ai e cilëson aleancë e krimit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social