Paloka: Përjashtimi i Berishës i 
padrejtë, bojkotojmë parlamentin

Paloka: Përjashtimi i Berishës i <br />padrejtë, bojkotojmë parlamentin
TIRANE - Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë parlamentin deri në një vendim të dytë, ku shkak është bërë vendimi i Byrosë së Kuvendit për përjashtimin prej 10 ditësh të deputetit të PD Sali Berisha për fjalorin banal të përdorur në seancën e sotme plenare.

Kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka tha se Berisha denoncoi gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në një darkë para disa ditësh, ndërsa shtoi se për përjashtimin e Berishës është marrë vendimi edhe i grupit parlamentar të PD për bojkotim të seancës.

“Grupi Parlamentar i PD ka marrë vendimin e bojkotit të seancës plenare deri në një vendim të dytë për përjashtimin për 10 ditë. Të gjendiur përballë faktit të dhimbshëm, të moralit të ulët të kryeministrit dhe servilëve të tij, ai ka ofenduar në një darkë një gazetare duke e quajtur prostitutë. Berisha vetëm sa e dënoi këtë ofendim dhe u përjashtua për këtë. Çdo shqiptar e dënon këtë gjuhë dhe këtë sjellje të kryeministrit. Partia Demokratike do të jetë zëdhënëse e publikut.” tha Paloka

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç