Paloka: Policia dhunon qytetarët!
MB: PD të heqë dorë nga ky teatër!

Paloka: Policia dhunon qytetarët!<br />MB: PD të heqë dorë nga ky teatër!
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sërish ditën e sotme Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka që nga ambientet e Drejtorisë së Policisë është shrephur se policia po dhunon qytetarët pa asnjë shkak.
 
Madje në fund të deklaratës së Palokës, një qytetar është shfaqur duke pretenduar dhe treguar me fotogarafi se është dhunuar nga ana e uniformave blu në Kamzë.
 
Por në një reagim të saj, Ministria e Brendshme ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat duke shtuar se akuzat e selisë blu, kanë vetëm për qëllim të hedhin baltë ndaj punës së Policisë së Shtetit, dhe se po qëndron në krah të çdo shkelësi të ligjit.
 
Lidhur me pretendimin e qytetarit, MB ka sqaruar se shtetasi Orest Deda 32 vjeç, është shoqëruar në komisariat pasi ka marrë pjesë në protestë të paligjshme, lidhur me protestën e qytetarëve në Kamzë të pak ditëve më parë për ndërprerjen e energjisë për shkak të faturave të papaguara.
 
Sipas MB-së Deda ka organizuar disa persona për të penguar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Pas shoqërimit në komisariat ai është lënë i lirë ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë. Në këtë kontekst Ministria e ka cilësuar teatër të opozitës me persona të manipuluar pretendimet e dhunimit të qytetarëve.

Ora 15:40 MB: PD hedh baltë mbi policinë, mbron kriminelët

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me pretendimin e kësaj të fundit se po dhunohen qytetarë të pafajshëm.
 
Përmes një komunikate për shtyp, MB i ka cilësuar baltë mbi punën e policisë, akuzat e PD-së, duke shtuar se selia blu vijon të mbrojë personat që shkelin ligjin.
 
Lidhur me rastin e denoncimit të një qytetari i cili pretendoi se është dhunuar nga policia, duke treguar madje edhe disa fotografi, Ministria e Brendshme e ka cilësuar këtë si një “teatër” të opozitës që sipas saj këtë e bën me njerëz të mainpuluar.
 
Për rastin në fjalë, Ministria sqaron se Orest Deda 32 vjeç është  shoqëruar në komisariat për akuzën se ka marrë pjesë në protestë të paligjshme në Kamëz, duke organizuar disa persona për të penguar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Pasi janë kryer veprimet procedurale për 32 vjeçarin, MB nënvizon se ai është lënë i lirë, ndërsa vijojnë hetimet ndaj tij. 

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme:
Ministria e Punëve të Brendshme dënon abuzimin e opozitës, e cila synon të hedhë baltë mbi punën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit, duke i dalë në krah cdo shkelësi të ligjit, përfshirë edhe kriminelët. Nuk është asnjë surprizë ky qëndrim i opozitës. Publiku i ka ende të freskëta në memorie se si në Lazarat, gjatë operacionit më të madh antidrogë në vend, opozita mbrojti banditët që qëlluan mbi Policinë e Shtetit dhe sulmonte punonjësit e policisë. Publiku i ka ende në memorie deklaratat e opozitës dhe përfaqësuesve të saj, që në luftën kundër krimit ka mbështetur bandat duke sulmuar Policinë. Kjo u bë e qartë edhe në rastin më të fundit, ku pas kapjes së një grupi kriminal vrasësish me pagesë, opozita i mori në mbrojtje duke deklaruar se janë arrestuar padrejtësisht. Sot, opozita akuzoi sërisht policinë se ka dhunuar pa shkak një qytetar në mjediset e Komisarisatit, por sërish nuk tha as të vërtetën dhe madje as identitetin e “viktimës”. E vërteta është se shtetasi Orest Ded Deda, 32 vjeç, banues në Zallherr të Tiranës, është shoqëruar në Komisariatin Nr.5 të Tiranës në datë 28.02.2015, i akuzuar se ka marrë pjesë në protestë të paligjshme në Kamëz, duke organizuar disa persona për të penguar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Pasi janë kryer veprimet procedurale për këtë shtetas është vendosur ndjekja penale në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, vepra penale të parashikuara nga neni 262 dhe 293, i Kodit Penal. Megjithëse Edi Paloka pretendoi se Orest Deda është dhunuar nga Policia, e madje tregoi edhe nje foto me shenja në fytyrë, përfaqësuesi i opozitës nuk shpjegoi se si këto shenja ishin zhdukur nga fytyra e Dedës brenda pak orësh. Policia e Shtetit ka marrë vetëm një ankesë nga të shoqëruarit në komisariat pas protestës, ankesë sipas të cilës njërit prejt të shoqëruarve që protestonin për energjinë elektrike, gjatë shoqërimit nga policia i ishte thyer një pajisje elektronike, tabletë Ipad. Ministria e Punëve të Brendshme i kërkon opozitës t’i japë fund këtij teatri me persona të manipuluar dhe të heqë dorë nga përpjekjet për përbaltjen e Policisë së Shtetit. Qëndrimet e PD-së shkojnë në dëm të respektimit të ligjit nga të gjithë qytetarët dhe shtetit të së drejtës që synojmë të vendosim. Në qoftë se opozita ka gjetur sulmin ndaj Policisë së Shtetit si rrugë për të fituar vota, po i bën nder vetëm shkelqësve të ligjit dhe përfaqësuesve të botës së krimit.

Paloka: Policia e Shtetit po dhunon qytetarët pa asnjë shkak
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka akuzuar sot Policinë e Shtetit për ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve. Deklaratat Paloka i bëri  pranë ambjenteve të policisë së Tiranës ku ka denoncuar dhunën që policia sipas tij po ushtron ndaj qytetarëve të pambrojtur pa asnjë shkak.

Pas deklaratës së tij, një qytetar akuzoi policinë, se ka ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas pretendimit të tij, qytetari u shpreh se ishte ndaluar kur po ecte si kalimtar i thjeshtë pas protestës së disa ditëve më parë në Kamzë kur dy efektivë policie e çuan në komisariat. Ai shfaqi dhe dy fotografi ku pretendon dhunën e ushtruar pa asnjë motiv nga policia:

“Në këto biruca policie gjenden të mbyllur qytetar që i kanë kërkuar qeverisë që mos t’i gjobisë si bandat, po tu jap mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.  Përgjigja e Ramës ka qenë si në shumë raste, dhuna dhe burgu. Ato janë vetëm fjalët e tij. Policia ka rrëmbyer studentët. I dhunoi dhe i ka futur në birucë dhe e njëjta gjë po ndodh përditë. Kjo nuk është policia për qytetarët shqiptarë, por policia e Ramës kundër qytetarëve shqiptarë. Kjo s’mund të jetë më qeveria as polica e qytetarëve shqiptarë. Nga sot e në vazhdim asnjë punonjës policie të mos vazhdojë më tu bindet urdhërave politikë të Ramës e Tahirit. Ata që do të pranojnë urdhërat personale, nesër do të mbajnë përgjegjësi personale nga më i fundit deri tek kreu i policisë”, tha Paloka para kamerave para se qytetari që kishte në krah të denonconte krah tij, dhunën që kishte ushtruar policia në komisariat”. tha Paloka

Paloka vijoi duke u bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të mos pranojnë dhunën e Ramës ndaj tyre:

“Qytetarë mos prisni që dhuna tu vijë tek dera e shtëpisë.  Ka ardhur koha të reagoni. Rama nuk di komunikim tjetër me qytetarët shqiptarë, veç dhunës dhe burgut. Ky është paralajmërim nga ana jonë. 38.000 qytetarë ndodhen në biruca se s’kanë lekë për të paguar dritat. Siguri dhe rend s’ka më. Policia po përdoret politikisht nga një kryeministër i pafytyrë”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PD.

paloka
qytetari i dhunuar

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta