Paloka: Qeverisë teknike i
duhet një Kod i ri Zgjedhor 

Një ditë pasi kryetari i Kuvendit Ilir Meta iu drejtua kryetarëve të grupeve parlamentare me një letër ku kërkonte nisjen e punës për reformën zgjedhore, kryetari i grupit demokrat Edi Paloka tha se kjo reformë ka qenë kërkesë e vazhdueshme e opozitës, duke marrë në konsideratë edhe vërejtjet e vazhdueshme të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.
 
Edi Paloka tha për mediat se edhe ngritja e qeverisë teknike parashikon realizimin e kësaj reforme të rëndësishme për procesin zgjedhor.

"Absolutisht ka qenë Partia Demokratike që ka kërkuar me këmbëngulje që ato vërejtje, ato këshilla që ka dhënë OSCE/ODIHR minimalisht ato të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Për kërkesën konkrete të Metës ju thashë sot e kemi marrë në dorë do ta shqyrtojmë dhe do të japim dhe përgjigjen konkrete. Çdo qeveri që do të bëjë zgjedhjet dhe ajo teknike që ne kërkojmë sigurisht që do të ketë dhe një kod të ri zgjedhor. Ndryshimi i kodit zgjedhor bëhet vetëm më konsensusin e të gjitha palëve", u shpreh Paloka.

Implementimi i vërejtjeve të OSBE dhe një kod zgjedhor i pranuar nga të gjithë shihet nga demokratët si e vetmja mënyrë për të siguruar votën e lire të shqiptarëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh

Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh