TIRANE - PD ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i cili ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se ka “urdhëruar reprezalje” mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe.
Sipas kreut të grupit parlamentar Paloka, Rama ka urdhëruar reprezaljen menjëherë pas takimit të organizuar nga strukturat e PD në Malësinë e Madhe.
Deklarata e plotë e Edi Palokës për ngjarjen në Malësinë e Madhe
Edi Rama po vazhdon në rrugën e dhunës me të cilën ka nisur këtë fushatë zgjedhore.
E filloi me banditë të veshur si militantë, që të urdhëruar realizuan aktet e dhunës në Durrës e në Ersekë. Ndërsa mbrëmë urdhëroi angazhimin e banditëve militantë, të veshur me uniforma policie.
Menjëherë pas takimit të suksesshëm të kryetarit të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, Rama ,nëpërmjet sejmenëve të tij, urdhëroi raprezalje ndaj pjesëmarrësve në prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike, z.Anton Koka.
Kontrollet e dhunshme nga efektivë të FNSH-së dhe komisariatit të Malësisë së Madhe në banesat e pjesëmarrësve në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike, janë një presion i hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve të saj.
Partia Demokratike i paralajmëron jo vetëm urdhërdhënësit por edhe ekzekutorët e këtyre urdhrave të paligjshme që dhunojnë qytetarët e këtij vendi për bindje politike se individualisht, një për një, do të japin llogari shumë shpejtë.
Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR-it, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së, të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore.
Edi Rama ky burracak, që ëndërron se me dhunë e terror do t’i shpëtojë fundit të tij të pashmangshëm , vetëm shkallën e parë të gjykimit e ka në 21 qershor. Vendimin përfundimtar, për klikën e tij por dhe për atë personalisht, shqiptarët e kanë marrë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO