TIRANË - Në Gjykatën e Lartë u mbajtën këtë të premte dy seanca referuar padive të kryeministrit Edi Rama kundrejt deputetëve të Partisë Demokratike Arben Ristani dhe Edi Paloka. Asnjë nga palët nuk ishin të pranishëm në seancë ku u përfaqësuan nga avokatët.
 
Seanca për Palokën
Në seancën e mbajtur këtë të enjte për padinë e kreut të qevrisë ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, prokuroria kërkoi pafajësi për Edi Palokën. Prokuroria ka argumentuar se demokrati Paloka i ka bërë akuzat ndaj Ramës si kryeministër dhe jo si individ. “Shpifja për shkak të detyrës nuk është vepër penale”, - tha prokurori.
 
Kjo kërkesë është përkthyer si lapsus nga ana e avokates së kryeministrit Rama. Vendimi për padinë e Ramës ndaj Palokës do jepet më 5 qershor.
 
Seanca për Ristanin
Avokati i deputetit demokrat Arben Ristani kërkoi që të rrëzohet padia për shpifje duke theksuar se ai ka folur në emër të Partisë Demokratike kur ka artikuluar akuzat ndaj kreut të qeverisë për lidhje me botën e krimit.
 
Por nga ana tjetër, avokati i kryeministrit ka kërkuar dënimin e Ristanit me argumentin se shpifjet janë bërë me qëllim. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)