TIRANË- Dalja e kryeministrit Edi Rama nga Inceneratori i Elbasanit, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se është një mesazh i qartë për SPAK.
Nga selia blu, Paloka tha se Rama i tregoi sot SPAK se pas inceneratorit qëndron ai dhe se SPAK nuk duhet të hetojë.
"Ky qefliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale, por edhe kosh plehrash, pasi ka përzënë nga PS të gjitha figurat intelektuale dhe të ndershme, ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se të prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. Halli i Ramës ka qenë tjetër, më i madh se ky që thashë unë. Paniku që e ka kapur lidhur me hetimin e incerenatorëve. Sot paradite u përpoq të lante duart duke i thënë edhe publikut, edhe atyre që hodhën firmat që jeni ju përgjegjësit, e dëgjuat që tha nuk kam punë me procedurat, ato i bëjnë të tjerët, unë shoh vetëm rezultatet. Ndërkohë që dalja sot në inceneratorin e Elbasanit është sinjal për SPAK , për drejtësinë, iu thotë mbas inceneratorëve jam unë, ju mos guxoni të hetoni. Kaq është! I Gjithë qëllimi i Ramës sot në vendgrumbullimin e plehrave ishte ti thoshte drejtësisë mos guxoni të merreni me këtë çështje, inceneratorët janë të mitë, po u morët, problemet janë tuajat. Kaq është e gjitha, megjithatë ju thashë, simbolikë më të gjetur nuk mund të kishte", tha Paloka.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.1%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
Palok po ju fut kot ,se SPAKU nuk pyet as per Ramen, as per Salen dhe pale per ty dhe te tjeret .Ja leme kohes por sot drejtesia nuk varet nga politika.Kush i ka bere duart pis me parate e shtetit do ti paguaj nje me nje.Hetimi do filloj dhe ja leme drejtesise ,se me deklarata boshe ky popull eshte ngopur
Përgjigju