Nga inceneratori i Elbasanit, Rama: Sa herë merr PD 'çelësat e shtëpisë' e bën rrëmujë, PS vendos rregulli! Basha bosh, Meta s'po lë të vdekurit rehat, jo më të gjallët

TIRANË- Disa leksione falas se çfarë është politika, u ka dhënë kryeministri Edi Rama të rinjve dhe të rejave që kanë shprehur dëshirën për t'iu bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. "Politika është mjeti dhe jo qëllimi", tha Rama dhe për ta demostruar në praktikë këtë teori, ai jo më kot zgjodhi që fjalën ta mbante nga inceneratori i Elbasanit, i shumë sulmuar nga opozita, i cili për të është shembulli se si ecet përpara, ndryshe nga partitë e tjera. 

"Politika është proces. Është proces i vazhdueshëm që kërkon durim të madh, kompromise. Dua të përgëzoj ata që shoh me kënaqësi, që kanë hedhur hapin që të bëhen pjesë e platformës tonë. Shprehet e interesit janë disa dhjetra.PS është një forcë që ka një virtyt të madh.  Është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka pasur përgjegjësi dhe që asnjëherë përgjegjësinë se ka shpërdoruar për të cenuar interesin kombëtar. Fatkeqësisht kjo s’mund të thuhet për forcat e tjera që kanë pasur mundësi", tha Rama.

Për të vënë në pah diferencën mes PS dhe PD-së, kreu i qeverisë zgjodhi që ta jepte me një shembull shumë të tjeshtë. "Nëse kthehemi pas dhe shohim të gjitha zgjedhjet, do të shohim si në një film të përsëritur që kur PD merr në dorë çelësat e bën shtëpinë rrëmujë dhe kur PS ka në dorë çelësat e shtëpisë në shtëpi vendoset rregulli. Kjo është baza", tha Rama.

Sulmet për presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha nuk i kurseu as ditën e sotme. Për të Basha është një zëvendësues, bosh, ndërsa Meta "i pangour" që ka marrë gjithçka nga Shqipëria, por nuk i ka mjaftuar. 

Rama u kujdes që të thoshte që  platforma "Deputeti që duam" nuk është një tallje apo shaka, por që kandidaturat do të vlerësohen dhe do të jetë një garë shumë transparente, ku qëllimi është që të nxirret më e mira nga kandidati dhe jo dekurajimi i tyre, ndryshe nga sa bën PD-ja sipas tij.  Report Tv mëson se në 4 ditë që prej lançimit të kësaj platforme janë 16 mijë qytetarë që janë regjistruar dhe 46 prej tyre kanë përfunduar aplikimin e plotë. Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë deri në datën 25 nëntor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Rama batuta me Ballën: Taulanti ka dashur që të bëhet anëtarë partie që i vogël, unë dhe Kushi jo!

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një batutë për sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Bashlla. teksa i ftoi të gjithë të bëheshin pjesë e PS-së, Rama tha se as ai vetë nuk e kishte menduar kurrë që do të ishte anëtarë i një partie, njëjtë edhe për ministren Evis Kushi, por jo për Taulant Ballën.

Ftesa jonë është e hapur për të gjithë, nuk themi vetëm anëtarët mund të kandidojnë dhe të shprehin interesin, gjithkush mundet. Edhe demokratë në zemër, mendje demokratë që mund të kenë qenë me PD për vite të tëra dhe kanë arsye që ta shohin veten pranë nesh, janë të mirëpritur. Unë se kam menduar kurrë që do bëhesha anëtar partie, Evisi gjithashtu, s’po them për Taulantin se ai ka dashur që i vogël të jenë anëtar partie", tha Rama. 

Ora 15:59
Thirrja për t'iu bashkuar PS/ Rama: S'është tallje e shaka siç po bën PD-ja! Po shkon drejt humnerës

Platforma "Deputetët që Duam" nuk është një tallje apo lojë, tha kryeministri Edi Rama, siç sipas tij po bën PD-ja me kandidatët për deputet. Për Ramën, ai proces i votimit është një fyerje e inteligjencës së njerëzve.

"Nuk është lojë, siç e bëri PD, sikur të vësh këshilltarët që t'i këshillojnë për t'i treguar rrugën drejt humnerës nuk e bëjnë dot aq shpejt një parti për të shkuar drejt humnerës. Anëtarësia shkon dhe zgjedh atë që nuk do. Kjo është mungesë, kurajo, ndershmërie, ky është truk. Kjo është për t'u thënë që ju vleni, por jo që të zgjidhni ata që doni, por ata që nuk doni. Kjo është një fyerje e inteligjencës me mesatare, që shpresoj ta kenë  kuptuar. Nuk është tallje, shaka, votim për t'u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr ato që nuk do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur kandidatët do të jenë në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare për të nxjerr në pah vlerat", tha Rama.

Ora 15:50
Rama: Kjo opozitë mizerabël, më e keqja që nga 1991

Kundërshtarë konsideron vetëm vetëkënaqësinë, vetëbesimin e tepruar në këto zgjedhje të 25 prillit, pasi për kryeministrin Edi Rama, kjo është opozita më e keqe që nga 1991.

"Një opozitë më mizerabël në aspektin e programit, lidershipit, të lidhjes së njerëzit me realitetin se kjo e sotmja nuk e ka pasur Shqipëria që nga 1991, edhe atëherë kur ka qenë më brutale ka qenë shumë më e vërtetë, më e ndershme edhe në marrëzinë e vet. Sot është një opozitë e pandershme që nuk ka lidhje mes zërit, figurës, qëllimit dhe prapamendimit, ca thonë lëre që e thonë për të vënë duart në kokë, por është krejt tjetër nga ca është. Prandaj miqtë e mi me kurajo dhe me një ndjenjë jo vetëm dëshirë, por edhe kënaqësie, sfidojeni veten dhe ta që janë sot në këtë skuadër për të thënë fjalën tuaj. Do kemi qindra kandidatë, mbase mund të shkojnë me mijëra, ndoshta s'do jenë të gjithë kandidatë por do jenë një e mirë për PS për ripërtitjen", tha Rama.

Ora 15:49
Rama: Meta s'la rehat të vdekurit, jo më të gjallët! Basha bosh, dezhurn në drejtimin e PD

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat për presidentin ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.  

"Ca kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A vijojnë shqiptarët të mos jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga Covid-19?

Komento

Komente

  • Vali: 22/10/2020 04:02

    Bravo rama,,ec perpara,,me keta koke-kunguj si meta e basha nuk marrin gje as qente e lagjes....

    Përgjigju
  • sepse: 21/10/2020 23:22

    ka shkuar ne elbasan sepse e di mire se cfar ka bere, vjedhja e shekullit

    Përgjigju
    • besi: 22/10/2020 12:57

      cfare ka bere kot pyetje apo ju heq plehrat?

  • NE QE IKEM: 21/10/2020 20:14

    I dhjeruar Kryemimistri Shqiperis. Ti ose e bere President

    Përgjigju
  • Roni: 21/10/2020 16:12

    Me ket vjedhje qe ke bo Edo..laji duart ose jo me Ahmetajn...merru ose mos u merr me Mertirin(se je sh ps ti, brisk na goja)... Ke tregu qe per tvjedh e per lek q... Sh ne cdo brim qe ke. Edhe ta dish...po mbron intesat personale te tuat, jo tonat si popull. Ket radh dole zbulut do pergjigjesh per ket krim

    Përgjigju
  • Aaa: 21/10/2020 16:02

    Atje ne furre e ke vendin te incerenitori bashke me ato qe jane atje. Ashtu pastrohet Shqiperia

    Përgjigju
  • joN: 21/10/2020 15:43

    vrasesi kthehet gjithmone ne vendin e krimit

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Informacioni i policisë: Ridvan Ramazani u ekzekutua në makinën e tij