Paloka: Rama ndryshoi qendrën 
e votimit 5 ditë para zgjedhjeve

Paloka: Rama ndryshoi qendrën <br />e votimit 5 ditë para zgjedhjeve
TIRANË - Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se ka ndryshuar qendrën e votimit vetëm 5 ditë para zgjedhjeve. Ai ka shkelur Kodin Zgjedhor, tha Paloka.
 
“Rama u transferua ne Surrel pasi emri i tij ishte afishuar ne listat e votuesve tek Shkolla Pjeter Budi”, tha Paloka, duke theksuar se me kete “lehtesi jane bere edhe manipulimet ne zgjedhje”.
 
Deklarata e plote e Edi Palokes
Edi Rama është shkelësi i parë i ligjit të zgjedhjeve, pasi ka ndërruar qendrën e tij të votimit 5 ditë para votimit të 21 qershorit.

Duke mos e konsideruar rregullin e ligjin, duke i shkelur me këmbë me vetëdije të plotë, Edi Rama ka paraqitur kërkesën për të votuar në qendrën pranë sarajeve të tij në Surrel, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve.

Ja ku kemi këtu kërkesën e të interesuarit, Edi Rama regjistruar me datë 16 qershor.

Kodi Zgjedhor thotë shprehimisht, se ndryshimi i qendrës së votimit bëhet vetëm në rastet kur ka pasaktësi ose kur emri i votuesit nuk ka dalë në qendrën e tij të votimit. Nëse lista është shpallur, qytetari voton në qendrën e votimit ku është shpallur lista, edhe nëse ndërron vendin e banimit.

Me një kërkim të thjeshtë, del se emri i Edi Ramës është shpallur me 11 maj në qendrën e tij të mëparshme të votimit, në shkollën Pjetër Budi. Pra, pas kësaj, ai nuk mund të votonte diku tjetër. Në fakt, ligji u shkel, dhe z.Rama u shfaq si votues i Surrelit.

Ky nuk është një akt i izoluar, një aksident, apo një neglizhencë e pafat.

Eshtë lehtësia me të cilën Edi Rama nëpërkëmb ligjin, rregullin, sistemin. Eshtë lehtësia me të cilën janë bërë manipulimet masive në këto zgjedhje. Eshtë lehtësia me të cilën është shkelur ligji në dhjetra e qindra qendra votimi, me transferime votuesish, siç ka ndodhur me votuesin e Surrelit
.
Duke qënë vetë ai në krye të makinës së manipulimit, Edi Rama nuk e ka për gjë që drejtpërdrejt të shkelë ligjin, Kodin Zgjedhor.

Kjo është damka e këtyre zgjedhjeve, ku vota u ble masivisht, ku ligji u shkel e u nëpërkëmb, ku manipulimet njohën nivele skandaloze.

Partia Demokratike do ta thellojë çdo ditë aksionin e saj në denoncimin e shkeljeve dhe manipulimit të zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë meritojnë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.

Kerkesa e EdiRames per te ndryshuar vendbanimin 6 dite perpara zgjedhjeve
kerksa e rames paloka


Dokumenti qe verteton se Edi Rames i eshte shpallur emri ne qendren e meparshme 
rama paloka kerkesa

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje