Paloka shkoi për syze dhe nxorri dy herë sytë

Paloka shkoi për syze dhe nxorri dy herë sytë

Edi Paloka

Një deklaratë e tillë nuk përbën aspak çudi. Manipulimet e votave brenda partive politike dhe fushatave zgjedhore e kanë zanafillën kohë me parë dhe vazhdojnë me ritme më të forta sot. E megjithatë kjo deklaratë është e rëndë, jo për faktin e thjeshtë se në PD ka patur manipulime, por për dy arsye të tjera.

E para sepse deputeti në fjalë vendosi të flasë vetëm pasi interesi i tij personal u prek. Domethënë nga muaji qershor e deri më sot ka mashtruar mbështetësit e partisë ku aderon dhe nëse ngjarjet brenda PD nuk do të kishin ndodhur z.Paloka do të vazhdonte i qetë të mashtronte qytetarët dhe mbulonte manipulimin. Nuk dua të imagjinoj çfarë mund t’u bëjë qytetarëve të këtij vendi nesër zotëria nëse vjen në pushtet.

E dyta manipulimet tregojnë paaftësinë e kryetarit aktual të opozitës, për të fituar garën brenda partisë së vet dhe njëkohësisht, edhe ligësinë e tij, duke përdorur mënyrat më të ulta për të mbajtur një karrike dhe duke u hedhur hi syve mbështetësve vazhdimisht.

Viti 2021 dhe ky pas tij shpalosën e po shpalosin gjithnjë e më shumë hipokrizinë e forcave tona politike, hipokrizi e cila nga ana e Partisë Demokratike nuk paska njohur kufij, duke akuzuar vazhdimisht kundërshtarët për vjedhje dhe blerje votash, dhe duke bërë më pas ekzaktësisht të njëjtën gjë, madje shumë më mirë se ata që ka përballë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 23/01/2022 17:50

    Nuk pret gje tjeter nga nje trafikant droge( bashkepuntor i Daut Kadriovskit) dhe vrasas i Diles ( bashkejetueses se Kadriovskit)......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025