Paloka: Tahiri përgënjeshtroi veten,
zgjodhi të diskreditohej
Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme për operacionin e ndalimit të avionit me drogë në Divjakë ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike me anë të deputetit Edi Paloka
TIRANË- Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme për operacionin e ndalimit të avionit me drogë në Divjakë ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike me anë të deputetit Edi Paloka.
“Pas informacioneve se Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po jepte dorëheqjen, ky i fundit zgjodhi të vetëdiskreditohet edhe më shumë përpara qytetarëve.”- tha Paloka duke shtuar se “Tahiri përgënjeshtroi sot vetveten dhe atë që tha dje duke pretenduar se droga u kap nga një operacion policor”
Paloka e ka mbyllur reagimin e tij duke thënë se: “Rama po përpiqet më kot të fshihet prapa supeve të rrudhura të Braçes dhe Tahirit. Në sytë e çdo shqiptari ai dhe qeveria e tij kanë rënë.”
REAGIM I PLOTË I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, EDI PALOKA
Pas informacioneve se Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po jepte dorëheqjen, ky i fundit zgjodhi të vetëdiskreditohet edhe më shumë përpara qytetarëve në konferencën për shtyp. Me urdhër te Edi Ramës, Tahiri përgënjeshtroi sot vetveten dhe atë që tha dje duke pretenduar se droga u kap nga një operacion policor.
I madh dhe I vogël, e di fare mirë se avionit iu thye rrota duke i lënë në derë qeverisë drogën. Droga në Shqipëri transportohet me avionë, gomone dhe furgonë. Vetë policia njoftoi dje për kapjen e një gomone në Vlorë, ndërkohë që po dje në anë tjetër të kufirit, policia greke kapi 360 kilogram hashash të nisur nga Shqipëria.
Që vendi po mbytet në drogë këtë e dinë të gjithë. Ngecja në rërë e avionit qeveritar të drogës dhe parave të krimit, mu në plazhin e Divjakës, ka konfirmuar tashmë edhe para më skeptikëve atë që opozita dhe Partia Demokratike ka thënë prej kohës se në Shqipëri karteli i drogës është bërë njësh me qeverinë e Edi Ramës dhe anasjelltas.
Edi Rama po përpiqet më kot të fshihet prapa supeve të rrudhura të Braçes dhe Tahirit. Në sytë e çdo shqiptari ai dhe qeveria e tij kanë rënë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2829
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, dëme të shumta materiale! Forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18
-
E pamundura! Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali? Esencë-Report Tv
29 Nëntor, 21:05
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok
29 Nëntor, 20:56