TIRANE- Partia Demokratike do të zhvillojë të hënën një protestë simbol para kryeministrisë pas pamjeve të publikuara nga “Top Channel” për zgjedhjet në Korçë. Në një deklaratë për mediat para Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD, Edi Paloka, i ka bërë thirje qytetarëve të reagojnë “për këtë akt të rëndë, pasu “Është për të ardhmen tonë, nuk është shaka e Ramës, nuk është për t’u zgërdhirë”.

Ndërsa e ka quajtur “të papërpërgjeshme sjelljen e kryeministrit, që gjërat i merr thjesht me të qeshur”.

“Në dje kërkuam që Parlamenti, dhe mazhoranca të mbante një qendrim lidhur me skandalin që ndodhi në Korçë. Sot ju u bëtë dëshmitarë të këtij qendrimi. Ju patë një kryeministër që zgërdhihej për votat në Vlorë, dhe 5 viktimat në Pogradec. Patë një kryeministër të papërgjegjshëm, që gjërat i merr thjesht me të qeshur. Ajo që ka ndodhur në Korçë është një sinjal alarmi për të gjithë, ne e thamë, nuk është se është diçka që nuk dihej, por tashmë u pa nga të gjithë. Ky është fundi i demokracisë, fundi i pluralizmit. Të hënën ne do të kemi një protestë simbol para kryeminsitrisë për këtë akt të rëndë, më tepër thirrje ndaj qytetarëve që të reagojnë për këtë akt të rëndë. Është për të ardhmen tonë, nuk është shaka e Ramës, nuk është për t’u zgërdhirë”.

I pyetur nga gazetarët, nëse kjo protestë rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE, Paloka tha “Qëndrimi ynë nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e PS, siç nuk kanë faktet asnjë lidhje me atë që bënte Rama në atë kohë, mos harrojmë se Rama bllokoi parlamentin disa herë. Ne jemi përballë një fakti publik, evident për të gjithë. Dhe kemi organizuar protestë për të hënën, por edhe kemi paraqitur një mocion, ku të gjithë bashkarisht t’i kërkojmë BE pranimin, dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. I kërkojmë BE që me gjithë këto që po ndodhin të mos lërë anash statusin e BE për Shqipërinë”.

Sa i takon çështjes më të diskutuar ditëve të fundit, lidhur me mundësinë e importimit të armëve kimike të Sirisë për t’u shkatërruar në Shqipëri, deputeti Demokrat tha se “Ne nuk kemi një qendrim ende zyrtar. Personalisht them se për një vend me kushtet dhe pozitën ku jemi ne, dhe me një mazjorancë që deri dje mori vendime të bujshme për ndalimin e plehrave në Shqëpëri, mendoj se është absurde të pranohet shkatërrimi i armëve kimike”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)