Të jesh në formë të duhur fizike dhe sa më tërheqës është qëllimi kryesor i yjeve të ekranit.

Por shumë prej tyre nuk mund të jenë gjatë gjithë kohës kaq perfektë, pasi kthehet në monotoni.

paltrow

Këtë ka treguar dhe aktorja e njohur Gwyneth Paltrow, e cila megjithëse njihet për stilin e shëndëtshëm të jetës dhe një regjim stërvitjeje mjaft të rreptë, ka vesin e saj.

Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka pohuar se i lejon vetes një cigare në javë. “Ky është “mëkati” im i vetëm”:- ka thënë aktorja bukuroshe më tej.

paltrow

Ajo ka thënë se ka provuar dhe botoksin, por ishte diçka të cilën nuk do ta provonte më.

“Nuk do e provoj më botoksin sepse dukesha si e çmendur. Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale kur të plakem”:-ka theksuar 40 vjeçarja seksi.

(b.t/shqiptarja.com)