Pamela Anderson tradhtohet nga i dashuri, e poshtëron publikisht me postimin e saj (FOTO)

Pamela Anderson tradhtohet nga i dashuri, e poshtëron publikisht me postimin e saj (FOTO)

Pamela Anderson ka pësuar zhgënjimin më të madh për dy vitet e fundit, pasi i dashuri i saj futbollistit francez Adil Rami e ka tradhtuar. Me anë të një postimi në Instagram modelja dhe aktorja, 51 vjeçare e ka bërë publike me anë të një postimi pafytyrësinë e 33 vjeçarit që ishte krah saj gjatë viteve të fundit.

“Është e vështirë ta pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë jam mashtruar, më bëri të besoj se po jetonim një dashuri të madhe! Jam e shkatërruar kur e mësova tani në ditët e fundit. Ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burra monstra. Por kjo është më keq! Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave, jam e sigurt që ka pasur të tjera! Ai është monstra! Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten!”- ka shkruar ajo krah ftos me ish partnerin e saj ku nuk ju duken fytyrat.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër