Pamela Anderson e bëri tatuazhin e saj të parë për një rol kryesor në filmin “Barb Wire” në vitin 1995”, ndërsa tanimë kërkon ta zhdukë atë.

Kjo është dukur qartë kur ylli i famshëm i “Baywatch” u fotografua dhe tatuazhi në krahun e majtë dukej shumë herë më i zbehur.

Aktorja po ndjek disa seanca me lazer për ta hequr atë.

Ajo ishte së bashku me djalin e saj në Las Vegas gjatë fundjavës kur u vu re ky ndryshim.

pamela anderson

Sipas raportimeve thuhet se aktorja mendon që tatuazhet në trup e humbin lezetin e tyre kur njeriu vjen duke u plakur.

Një mike e saj tha :- “Ajo nuk është më aq e re. Dhe nuk do që kur të ketë krahë të rrudhosur të ketë tatuazhe në to”.

(b.t/shqiptarja.com)