Pamela Anderson e quajti 'përbindësh', reagon publikisht futbollisti (FOTO)

Pamela Anderson e quajti 'përbindësh', reagon publikisht futbollisti (FOTO)

Aktorja e njohur Pamela Anderson bëri publike një ditë më parë ndarjen e saj nga i dashuri francez, Adil Rami. Ajo e ka cilësuar atë si ‘përbindësh’ pasi e kishte bërë të jetonte një gënjeshtër. Sipas Anderson ai kishte një lidhje paralele me një femër tjetër. Pas këtij statusi të bërë publik nga aktorja ka reaguar dhe futbollisti në Instagram me po të njëtën foto për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Ai ka mohuar akuzat e Pamelës, duke mos pranuar tradhtinë. Adil ka treguar se e vlerëson aktoren dhe mbi të gjitha detajet e lidhjes së tyre nuk kanë pse të dalin në publik. Gjithashtu ai ka shtuar se gjatë lidhjes me të i ka dedikuar shumë kohë ish partneres që është nënë e dy fëmijëve të tij

'Nuk mendoj se duhet ta zbulojmë intimitetin tonë, historinë tonë, që na përket vetëm neve. Në këtë pikë gjithsesi, dua të hedh pak dritë. Në asnjë lloj mënyrë nuk jetoj një jetë të dyfishtë, jam thjesht i përkushtuar për të ruajtur një marrëdhënie që zgjat, me fëmijët e mi dhe mamanë e tyre Sidonie për të cilën kam mirënjohje të thellë. Keni të drejtë, duhet të kisha qenë më transparent në këtë marrëdhënie të paqartë.

Unë qëndroj dhe do i qëndroj besnik vlerave dhe bindjeve të mia dhe do vazhdoj të shpreh përkushtimin për shoqatën @solidaritefemmes që është gjithnjë e fortë. Jam krenar që kam marr pjesë në këtë fushatë të bukur e të mrekullueshme që ka bërë të njohur punë e pakrahasueshme të shoqatës dhe anëtarëve të saj.

Uroj qetësi dhe maturi për familjet dhe miqtë tanë, edhe nëse jam i lënduar e në dhimbje.

Shpresoj ta kuptoni dhe ta respektoni. Adil.”- ka përfunduar duke lënë të kuptohet se problemet kanë ardhur si pasojë e dedikimit ndaj nënës së dy fëmijëve të tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja