Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky vizitoi këtë të mërkurë qytetin verilindor të Izyum në rajonin Kharkiv, i cili u rimor së fundmi nga forcat e Kievit si pjesë e kundërofensivës së Ukrainës. Izyum ishte një qendër kryesore logjistike për forcat ruse në veri të Ukrainës.
Gjatë fundjavës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se trupat po largoheshin nga Izyum dhe qyteti Balakleya në një përpjekje për t'u "rigrupuar".
Gjatë vizitës së tij, Zelensky mbikëqyri ngritjen e flamurit të Ukrainës mbi sheshin kryesor të qytetit.
"Flamuri ynë blu dhe i verdhë tashmë po valëvitet në Izyum të de-pushtuar, dhe kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës " tha Zelensky.
Në Izuym, pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar dhe mbetjet e braktisura të tankeve dhe automjeteve ruse janë vendosur nëpër rrugë.
“Pamja është shumë tronditëse, por nuk është tronditëse për mua,” u tha Zelensky gazetarëve, “sepse filluam të shohim të njëjtat fotografi nga Bucha, nga territoret e para të de-okupuara… kështu që të njëjtat ndërtesa të shkatërruara, vranë njerëz”, u shpreh Zelesnky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky viziton qytetin e çliruar: Pamja është shumë tronditëse, po shohim të njëjtat imazhe si në Bucha









