Lufta në Ukrainë/ Zelensky viziton qytetin e çliruar: Pamja është shumë tronditëse, po shohim të njëjtat imazhe si në Bucha

Lufta në Ukrainë/ Zelensky viziton qytetin e çliruar: Pamja është shumë tronditëse, po shohim të njëjtat imazhe si në Bucha

Zelensky në

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Moska ka hequr dorë kryesisht nga pushtimet e saj pranë Kharkiv dhe se shumë ushtarë rusë në tërheqje janë larguar nga Ukraina. Sipas zëvendëskryeministres ukrainase, zyrtarët rusë kanë kontaktuar me Kievin ditët e fundit për të negociuar. 

Ndërsa, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev paralajmëroi se projekt-traktati i sigurisë i paraqitur nga Kievi, i cili sheh Italinë mes garantuesve, është "në fakt një prolog i Luftës së Tretë Botërore".

Sipas ish-kreut të Kremlinit, "natyrisht, askush nuk do t'u japë asnjë garanci nazistëve ukrainas, në fund të fundit është pothuajse si të zbatohet neni 5 i Traktatit të NATO-s".

"Por nëse këta idiotë vazhdojnë të pompojnë regjimin e Kievit të pakontrolluar me llojet më të rrezikshme të armëve, herët a vonë fushata ushtarake do të shkojë në një nivel tjetër", tha Medvedev.

Ndërkohë, Ukraina mund të pretendojë çlirimin e pothuajse 6 mijë kilometra katrorë territor, sipas Shteteve të Bashkuara , Rusia ka hequr dorë kryesisht nga pushtimet e saj pranë Kharkiv dhe shumë ushtarë në tërheqje janë larguar nga Ukraina. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka shprehur vlerësimin për përparimin e Ukrainës në luftë por se me të ardhmen do të jetë rrugë e gjatë.

"Ukrainasit kanë bërë përparim të rëndësishëm, por do të jetë një rrugë e gjatë", tha Biden.

Këtë të mërkurë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky vizitoi qytetin verilindor të Izyum në rajonin Kharkiv, i cili u rimor së fundmi nga forcat e Kievit si pjesë e kundërofensivës së Ukrainës. Izyum ishte një qendër kryesore logjistike për forcat ruse në veri të Ukrainës. Gjatë vizitës së tij, ai mbikëqyri ngritjen e flamurit të Ukrainës mbi sheshin kryesor të qytetit. Pjesa më e madhe e Izyumit është shkatërruar dhe mbetjet e braktisura të tankeve dhe automjeteve ruse janë vendosur kudo nëpër rrugë.

Lideri ukrainas tha se pamja e qytetit është shumë tronditëse, pasi po shohim të të njëjtat pamje si në Bucha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Lufta në Ukrainë, Guterres: Perspektivat për paqen janë minimale

"Perspektivat për paqen në Ukrainë janë minimale", tha shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të mërkurën pas një bisede telefonike që pati me presidentin rus Vladimir Putin.

Guterres tha se ai dhe Putin diskutuan përpjekjet për të kapërcyer "pengesat" që mbeten të lidhura me eksportet e ushqimit dhe plehrave kimike të Rusisë, por paralajmëroi se do të ishte "naive" të besohej se ka pasur përparim të mjaftueshëm drejt një përfundimi të shpejtë të luftës në Ukrainë.

"Kam ndjenjën se jemi ende shumë larg paqes. Do të gënjeja nëse do të thosha se mund të ndodhë së shpejti," tha Guterres në një konferencë për shtyp.

"Nuk kam asnjë iluzion, për momentin shanset për një marrëveshje paqeje janë minimale,", tha Guterres.

Pavarësisht vlerësimit të tij të zymtë për luftën që ka shpërthyer që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj në fund të shkurtit, Guterres theksoi se po mbante kontakte me të dyja palët dhe shprehu shpresën se  një ditë do të jetë e mundur të shkohet në një nivel më të lartë diskutimi.

Ora 20:20
'Pamja është shumë tronditëse, po shohim të njëjtat imazhe si në Bucha', Zelensky viziton qytetin e çliruar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky vizitoi këtë të mërkurë qytetin verilindor të Izyum në rajonin Kharkiv, i cili u rimor së fundmi nga forcat e Kievit si pjesë e kundërofensivës së Ukrainës. Izyum ishte një qendër kryesore logjistike për forcat ruse në veri të Ukrainës.

Gjatë fundjavës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se trupat po largoheshin nga Izyum dhe qyteti Balakleya në një përpjekje për t'u "rigrupuar".

Gjatë vizitës së tij, Zelensky mbikëqyri ngritjen e flamurit të Ukrainës mbi sheshin kryesor të qytetit.

"Flamuri ynë blu dhe i verdhë tashmë po valëvitet në Izyum të de-pushtuar, dhe kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës " tha Zelensky.

Në Izuym, pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar dhe mbetjet e braktisura të tankeve dhe automjeteve ruse janë vendosur nëpër rrugë.

“Pamja është shumë tronditëse, por nuk është tronditëse për mua,” u tha Zelensky gazetarëve, “sepse filluam të shohim të njëjtat fotografi nga Bucha, nga territoret e para të de-okupuara… kështu që të njëjtat ndërtesa të shkatërruara, vranë njerëz”, u shpreh Zelesnky.

Ora 20:14
'Putin nuk e konsideron ‘gabim’ pushtimin e Ukrainës', Scholz komenton bisedën që pati me liderin rus

"Presidenti rus Vladimir Putin nuk e kupton se pushtimi i Ukrainës është një gabim", tha kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi liderët folën në telefon të martën.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, Scholz tha se ai i kërkoi Putinit të tërheqë trupat dhe të rihyjë në bisedimet me Ukrainën gjatë telefonatës 90-minutëshe.

Scholz tha se tërheqja e trupave ruse nga Ukraina do të ishte mënyra e vetme që "paqja të ketë një shans në rajon".

Megjithëse ai tha se Putin "për fat të keq" nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij për pushtimin, po ashtu, kancelari theksoi rëndësinë e vazhdimit të komunikimit me të.

“Është e drejtë të flasim me njëri-tjetrin dhe të themi atë që mund të thuhet për këtë temë”, tha Scholz.

Armët që Gjermania i kishte furnizuar Ukrainës kishin qenë "vendimtare" dhe "bënë ndryshimin" për zhvillimet në Ukrainën lindore, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kritikuar Gjermaninë për mos dërgimin e më shumë armëve. Ai shkroi në Twitter të martën se "Ukraina kishte nevojë për më shumë mbështetje ushtarake për të çliruar njerëzit dhe për t'i shpëtuar ata nga gjenocidi".

"Asnjë argument i vetëm racional se pse këto armë nuk mund të furnizohen, vetëm frika abstrakte dhe justifikime. Nga se ka frikë Berlini që Kievi nuk ka?", tha Kuleba.

Nga ana tjetër, Kremlini, duke komentuar bisedën telefonike me Scholz, fajësoi Ukrainën për dhunën e vazhdueshme.

Ora 17:40
Von der Leyen: Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë 

“Solidariteti i Evropës me Ukrainën do të mbetet i palëkundur”, tha sot në Parlamentin Evropian presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur për gjendjen e Unionit, Ursula von der Leyen, e veshur me një kostum blu dhe të verdhë, filloi të shprehte mbështetjen ndaj Ukrainës si dhe duke përmendur atë që BE-ja ka bërë për ta mbështetur Kievin që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. 

Ajo gjithashtu njoftoi se do të udhëtojë sot në Kiev për të diskutuar me Presidentin Zelensky një sërë masash të rëndësishme mbështetëse të BE-së.

Sot guximi ka një emër. Dhe ky emër është Ukraina ," tha Ursula von der Leyen. Ajo vuri në dukje se Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ishte ftuar si mysafire nderi në takim.

Von der Leyen njoftoi se do të punonte me Zonjën e Parë për të mbështetur rehabilitimin e shkollave të dëmtuara ukrainase. Ajo tha se BE do të ndajë deri në 100 milionë euro për këtë qëllim, “ sepse e ardhmja e Ukrainës fillon në shkollat ​​e saj ”.

Presidentja njoftoi gjithashtu se Komisioni Evropian do të punojë me Ukrainën për të siguruar akses të qetë në Tregun e Vetëm Evropian për të ndihmuar në përshpejtimin e rritjes në Ukrainë dhe për të krijuar mundësi.

Në mars, ne lidhëm me sukses Ukrainën me rrjetin tonë të energjisë elektrike. Fillimisht ishte planifikuar për vitin 2024. Por e bëmë brenda dy javësh. Dhe sot, Ukraina po eksporton energji elektrike tek ne. Unë dua ta zgjeroj ndjeshëm këtë tregti të dobishme reciproke. Ne kemi pezulluar tashmë detyrimet e importit për eksportet e Ukrainës në BE. Korsitë tona të solidaritetit janë një sukses i madh. ”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi se BE-ja gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përmes sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj Rusisë duke i cilësuar si “ sanksionet më të ashpra që bota ka parë ndonjëherë ”. Presidenti theksoi veçanërisht se " sanksionet janë këtu për të qëndruar "

"Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri, jo qetësim, " tha von der Leyen, duke shtuar:

"Putini do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të mbizotërojnë".

Olena ZelenskaRoberta Metsola, Ursula von der Leyen
Ora 14:22
Ukraina rrit trysninë ndaj forcave ruse që kanë filluar tërheqjen, a sinjalizon kjo një pikë kthese?

1663158259_TASS51813019.jpg

Forcat ukrainase rritën trysninë ndaj forcave ruse që po tërhiqen, duke e vazhduar kështu kundërofensivën që ka arritur një avantazh domethënës për Ukrainën, duke i dhënë një goditje tronditëse ushtrisë ruse.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse sulmi i befasishëm ukrainas, i filluar pas disa muajsh, mund të sinjalizojë pikën e kthesës në luftën shtatë mujore.

Zyrtarët ukrainas folën me entuziazëm dhe shfaqën pamje të forcave të tyre që digjnin flamuj rusë dhe inspektonin tanke të shkatërruar.

Kahu i luftës është luhatur herë pas here, dhe aleatët e Ukrainës, si p.sh. zyrtarët amerikanë, kanë qenë të kujdesshëm të mos deklarojnë fitore të parakohshme, pasi Presidenti rus Vladimir Putin ka ende rezerva në ushtarë dhe pajisje që mund t’i vërë në përdorim.

Ora 12:24
Ukraina: Rusia po përdor dronë iranianë, një prej tyre u rrëzua nga forcat e Kievit

1663151154_droniranian.JPG

Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron kamikaz iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë, teksa Kievi po vazhdon largimin e forcave ruse nga qindra qytete në verilindje të vendit.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 13 shtatorit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka kontroll të plotë mbi 4.000 kilometra katrorë të territorit të rimarrë nga forcat ruse dhe po stabilizon marrjen e kontrollit edhe të 4.000 kilometrave katrorë të tjerë.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që duket se i përkasin një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Trupat ukrainase thanë se këtë dron e kanë hasur afër Kupianskut gjatë ofensivës që Kievi po kryen për të larguar trupat ruse përgjatë rajonit të Harkivit.

Droni Shahed duket se është rrëzuar nga forcat ukrainase dhe sipas imazheve, duket se nuk ka arritur të shpërthejë eksplozivët që bartte. Megjithatë, pala ukrainase ka ofruar pak informacione për këtë dron. Megjithatë, shënimi në dron "M214 Gran-2” nuk korrespondon me pajisjet ushtarake ruse.

Ministria britanike e Mbrojtjes po ashtu mbështeti pretendimin e Ukrainës për dronin, duke shtuar se “Rusia ka shumë gjasa që ka dislokuar dronë iranianë për herë të parë në Ukrainë”.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë. Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 14/09/2022 15:11

    Para Ukraina i vini perpara dhe futuni deri ne Kremlin kapeni Putinin dhe vareni ne sheshin e kuq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova