Elbasan- Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa policia është në vendngjarje

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, duket një makinë e përmbysur dhe disa njerëz jashtë saj.