Disa tërmete dhe një cunami goditën ishullin indonezian të Sulawesi të premten, ndërsa për pasojë të paktën 380 vetë kanë vdekur, ndërsa 350 të tjerë janë plagosur, siç raporton BBC. Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm në ditët në vijim.
Pamjet që vijnë në Palu City janë apokaliptike. Dallgët të larta mbi tre metra goditën Mijëra ndërtesa janë shembur dhe zhduk qytetin Palu City. Shumë banesa u zhdukën në ujë, ndërsa të tjera u shkatërruan. Mbi tokë kanë mbetur inertet. Njerëzit që kanë humbur shtëpitë kanë fjetur në rrrugë.
Pamjet pas cunamit në Indonezi
Ekipet e shpëtimit vijojnë përpjekjet edhe gjatë ditës së sotme për të mbijetuar. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike dhe disa rrugë janë të pakalueshme. Kjo bën që të vështirëson edhe punën e autoriteteve për të vlerësuar.
Pasojat e cunamit në Indonezi
Frika për tërmete të tjera vazhdon, ndërkohë që autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve që të mos hyjnë brenda shtëpive të tyre dhe të flenë në fusha, rrugë apo oborre.