Një incident i rëndë ndodhi gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, kur një efektiv i policisë mori flakë pas hedhjes së një molotovi nga protestuesit. Në pamje shihet momenti kur një koleg i vjen në ndihmë me një fikëse zjarri.

Pamjet u ndanë nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla që e cilësoi sulmin si “tentativë për vrasje”.

“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Akte dhune në Ditën e Pavarësisë! Sulmohen institucionet, molotovë dhe gurë drejt efektivëve! Policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës