Pamje ekskluzive të helikopterit
të rrëzuar,policia pengon filmimet

Pamje ekskluzive të helikopterit<br />të rrëzuar,policia pengon filmimet
Në 22 gusht, në ditën e dytë të operacionit antikanabis në Dukagjin, në redaksinë e aktualitetit të A1Report mbërriti lajmi për goditjen e dy helikopterëve.
 
Njëri kishte mundur të ulej në Dukagjin dhe tjetri në pistën e ish repartit ushtarak në Grudë të Re. Burimet zyrtare fillimisht bënë të paditurin përballë kërkesës së redaksisë për të konfirmuar lajmin dhe një orë pas publikimit të lajmit për goditjen e dy helikopterëve në A1Report vjen me e-mail konfirmimi, por vetëm për njërin prej tyre.

Bëhet fjalë për helikopterin tjetër, Cougar të Ushtrisë, për të pilotët e të cilit fillimisht ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli dha një mesazh falënderues dhe 2 ditë më parë, organizoi edhe një ceremoni falënderimi.

helikopteri i rrezuar dukagjin
 
Por asnjë fjalë për helikopterin e Ministrisë së Brendshme, sikur të mos ekzistonte apo sikur të mos I kishte ndodhur asgjë. Grupi i xhirimit të A1Report mëngjesin e të martës u nis për të verifikuar gjendjen e helikopterit dhe çfarë kishte ndodhur atje.
 
Edhe vetë grupi I xhirimit në bazë informacioneve të servirura nga zyrat e shtypit priste të gjente atje helikopterin e ushtrisë Cougar, që ishte I vetmi I konfirmuar deri në ato momente dhe pilotët e të cilit ishin të vetmit që kishin mkarrë edhe mesazhe publike mirënjohjeje.
 
Për të shkuar në fshatin Megull ku ishte rrëzuar helikopteri duhet të mbësh rreth 70 kilometra rrugë nga zona e varrezave në periferi të Shkodrës. Gjysma e rrugës është e ngushtë por e asfaltuar ndërsa gjysma tjetër kërkon nuk është kalueshme madje edhe nga çdo lloj fuoristrade.

helikopteriTerreni është jo vetëm i vështirë, por edhe I pasigurtë sipas komunikimeve me policinë, sidomos pas tërheqjes së trupave të operacionit antikanabis të cilat të martën u zhvendosën për në një zonë tjetër.
 
Në një moment burimet zyrtare policore na konfirmojnë se mund të na shoqërojnë dhe brenda 1 ore ndryshojnë mendim duke na thënë se nuk e kanë detyrim ligjor për në ta na marrë me vete me turnet e rojes tek vendndodhja e helikopteri. Ndryshe nga praktika e udhëtimeve me makina dhe autoblinda policie për gazetarët në operacionin në Lazarat.
 
Grupi o A1Report ka marrë përsipër vetë riskun duke udhëtuar në drejtim të fshatit Megull edhe pse në mënyrë të çuditshme nga policia I thuhet se nuk do të lejohet të futet në zonën ku mund të shihet dhe filmohet helikopteri.
 
Pas 2 orë udhëtimi në rrugën që lidh Shkodrën me fshatin Megull, dhe 40 minutave udhëtim më këmbë në momentin e mbërritjes te banesa e Pashk Koçekut ku kishte rënë helikopteri nuk të del të presë i zoti i shtëpisë pasi policët e pozicionuar në oborrin e tij të bëjnë ndalesën rreth 50 metra me parë.
 
Por grupi i xhirimit nuk është mjaftuar vetëm me debatin me policët e FNSH-së të cilët nuk e kishin probleme të na drejtonin kallashin, kundrejt nesh që të vetmet armatime kishim mikrofonin dhe kameran.
 
Fotot e bëra publike nga grupi ynë i xhirimit zbuluan helikopterin e qëlluar nga 7 plumba dhe misterin e mbajtjes së fshehur në arën me misra të Pashk Koçekut.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë