Shndrit n’Shirokë” ka sjelljë për herë të parë ‘Light’s Fest’ në Shkodër.

Një festival i organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Për më se 2 orë, qendra e Shirokës u kthye në një shesh feste me spektatorët që shijuan performancat e artistëve më të njohur, si Eneda Tarifa, Niki Zaimi Band por edhe performancat e akrobatëve dhe lojërat me zjarrin.

Ky event solli një atmosferë ndryshe jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe turistët e shumte. Light’s fest (festivali e dritave) vazhdon dhe të shtunën me panaire, kulinari sporte ujore.