Një spektakël natyror është regjistruar në ujërat e zonës KaraburunSazan, ku një grup turistësh që po eksploronin me gomone bukuritë e zonës janë surprizuar nga  delfinët.

Pamje të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ujërat e Gjirit të Vlorës, sidomos në ditët kur deti është i qetë dhe kushtet atmosferike janë të favorshme.

Delfinët vazhdojnë të jenë një nga bukuritë më të veçanta të bregdetit të Vlorës, duke i shtuar edhe më shumë hijeshinë udhëtimeve drejt Sazanit dhe Karaburunit dhe duke u dhuruar vizitorëve kujtime të paharrueshme.