Pamje mahnitëse! Kopetë e kuajve ‘pushtojnë’ majat e maleve të trekëndeshit kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut

KUKES - Kuajt e Kukësit pushtojnë majat e maleve të trekëndeshit kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut. Duke filluar nga marsi deri në dhjetor, çdo vit banorët e fshatrave të Kukësit, i lënë të lirë kuajt e tyre të cilët më pas bashkohen në kope të mëdha dhe shëtisin nëpër alpe.

Këta kuaj kanë një territor ndërkufitar duke lëvizur nga Bjeshkët e Kukësit, në ato të Dibrës, Restelicës -Kosovë, Brodit dhe deri në Bjeshkët e Maqedonisë që lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë.

Janë rreth 110 kuaj. Më të shumtë janë të banorëve të Kukësit, Dibrës dhe Restelicës. Ata frikësohen nga droni dhe mblidhen bashkë duke vrapuar. Malet e Sharrit – përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

Malet e Sharrit paraqesin trekëndëshin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/09/2023 16:52

    Lerini te jetojne te qete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU