Kanë kaluar dy vite nga shpallja e Bredhit të Sotirës ‘Park Natyror’. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje mbresëlënëse nga kjo zonë.
Rama shkruan se në këtë park mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë.
“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e Bredhit të Sotirës në Dropull që feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror” me një sipërfaqe të rritur ku mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar edhe peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Zona e Mbrojtur “Bredhi i Sotirës” është mahnitës në çdo stinë veçanërisht në vjeshtë. I ndodhur në njësinë Administrative “Dropull i Sipërm”, kjo zonë shtrihet në një sipërfaqe prej 1740 ha dhe konsiderohet si një perlë të natyrës shqiptare, qoftë nga pikëpamja ekoturistike si dhe nga ajo shkencore.
Për të shkuar në “Bredhin e Sotirës” përshkohet rruga nacionale Gjirokastër – Llongo – Sotirë. “Bredhi i Sotirës” është një libër i hapur botanik, ku në të mund të shikosh të gjitha katet e bimësisë me shtrirje vertikale, që nga shkurret mesdhetare me marenë dhe prrallin, dushqet e ndryshme gështenjën dhe bredhin e Maqedonisë si lloj kryesor dhe deri te kullotat alpine të Stugarës dhe të Murganës.
Terreni ka një larmi formash gjeomorfologjike ku në pjesën e sipërme ka shpate me pjerrësi shumë të madhe dhe shkëmbinj të thepisur, të cilat përbëjnë një peizazh të mrekullueshëm turistik. “Bredhi i Sotirës” ofron pamje magjepsëse në çdo stinë, gjelbërimin e pranverës, freskinë e verës, kontrastin e ngjyrave të vjeshtës dhe dëbora në dimër që mbulon majat e Murganës dhe Stugarës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste publikon emrat e kandidatëve për deputet në Qarkun Gjirokastër, ish kryebashkiaku Peci në listë të hapur
12 Mars, 20:05
-
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
12 Mars, 20:00
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18
-
Ndërron jetë në Athinë, Grigor Jovani! Poet i talentuar, gazetar, përkthyes i Kunderës
12 Mars, 15:35
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Zgjedhjet/ Dorëhiqen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës! Demo, Malaj dhe Peçi do kandidojnë për deputetë më 11 maj (DOKUMENTI)
11 Mars, 14:13
-
E rëndë në Përmet, 30-vjeçarja humb jetën gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës! Policia: S’kishte shenja dhune e dëmtime, po hetohet
11 Mars, 13:48
-
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim
9 Mars, 13:47
-
Aksident në aksin ‘Gjirokastër-Kakavijë, makina përplaset me motorrin, plagoset 1 person
5 Mars, 21:37
-
Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës: S'u gjetën prova
5 Mars, 10:32
-
Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Kakavijës 28 mijë euro pa i deklaruar, nën hetim 43-vjeçari
4 Mars, 13:59
-
Operacion antidrogë në Sarandë e Delvinë, lëshohen 10 masa sigurie! Policia kontrolle në disa banesa
4 Mars, 09:52