Një fotograf i quajtur Randy Halverson ka realizuar një projekt të veçantë duke fotografuar çdo 30 sekonda me kamerën e tij profesionale qiellin Amerikan nga Midwestern.
Ai ka krijuar një video të realizuar nga bashkimi i mijëra fotove të bërë në mënyrë të njëpasnjëshme duke të dhënë përshtypjen e një videoje në vazhdimësi të ndryshimit të atmosferës qiellore që tregon pamjen e Rrugës së Qumshtit dhe dritat e pakashme të Veriut.
Midis pamjeve fantastike të qiellit plot yje përfshihen dhe retë dhe krijimi i stuhive gjatë natës në rajonet e izoluara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pamjet janë kapur në qiejt e Dakotës Jugore, Wyoming dhe Utah, midis pranverës dhe vjehstës së vitit 2013-të.
47 vjeçarit i janë dashur 40 netë të gjata gjatë një periudhe 8 mujore për të shkrepur të gjitha fotot e nevojshme, ndërsa qëndronte pranë aparatit fotografik. Randy nga Kennebec, në Dakotën Jugore ka fotografuar pamje të qiellit prej mëse katër vitesh.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
VIDEO
/Shqiptarja.com