TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e kësaj të hëne pamje me dron nga ecuria e punëve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit. Punimet për këtë vepër, kreu i qeverisë i ka konsideruar “vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”.
“Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, ku po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”, shkruan Rama.
Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe përfundimi i saj do të bëhet në vitin 2023 duke sjellë lehtësim të trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.Punimet po vijojnë njëkohësisht edhe në rrethrrotullimin “Shqiponja”, ku deri tani janë hapur 3 tunele nëntokësore si dhe me dy segmentet e fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: Pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.