Darzeza është një nga zonat më të prekura nga përmbytja nga vërshimet e lumit Vjosë.
/Shqiptarja.com
Në video paraqiten pamje me dron ku vërehen dëmet e mëdha që kanë shkaktuar prurjet e lumit Vjosë. Janë rreth 400 familje me 2000 banorë që mbetën të izoluar nga shembja e urës mëngjesin e kësaj të diele.
Momentalisht Forcat e Armatosura kanë vendosur një urë provizore të përbërë nga disa dërrasa druri që u mundëson banorëve kalimin për çdo emergjencë që ata do të kenë. Si në 2015-ën edhe këtë vit, përmbytjet në Darzezë janë masive, por sërish ky fshat arrin të mbijetojë, ashtu i rrethuar nga deti dhe lumi i Vjosës i cili buçet disa herë në vit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








