
Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë rrjetin social Twitter pamjet nga një sulm i ushtrisë ruse mbi një autokolonë mjetesh të popullsisë civile.
Videoja dëshmon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, ku shihen makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzish të djegura.
Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se të paktën 399 fëmijë kanë vdekur dhe rreth 783 janë plagosur në sulmet ruse në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Këtyre duhen shtuar edhe 13 viktima të tjera, të goditura sot në kolonën e sulmuar në Kharkiv dhe që shkaktoi gjithsej 24 të vdekur.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon autokolonën me civil në Ukrainë, 24 viktima, mes tyre 13 fëmijë! Në Lyman valëvitet flamuri ukrainas! Rrëzohet avioni rus në Krime! Kievi: Ishte plot me municione










