TIRANË-  Një mjet është përfshihet nga flakë në Tiranë. Report Tv sjell pamjet, që siç shihet mjeti tip 'Benz' është përfshirë totalisht nga flakë, ndërsa vendi është ‘pushtuar’ nga tymi i zi.

Në mjet ka qenë vetëm shoferi dhe fatmirësisht ai ka arritur të dalë nga makina në kohën e duhur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, në zonën pranë Farmacisë nr.10 në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje e sipër. Mjeti tip ‘Benz’ ishte blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.