Pamjet nga një aksident në Kinë janë të frikshme. Të paktën 13 persona janë plagosur pasi një grua e cila drejtonte një mjet luksoz, ka përplasur qytetarët në vijat e bardha.
Siç shihet në pamjet e publikuara, gruaja e cila drejton një mjet tip 'benz' kalon me semafor të kuq dhe merr përpara njerëzit.
Sipas raportimeve, shoferja është një grua rreth 45 vjeç ndërsa kjo e fundit është justifikuar se ka shkelur gazin aksidentalisht.
Sipas hetimeve paraprake, gruaja ka tentuar të merrte një send në pjesën e pasme të makinës ndërsa padashje ka shkelur pedalin e gazit.
Si pasojë e aksidentit, dy prej qytetarëve të plagosur janë në gjendje të rëndë.