Pamje të reja, dhjetëra policë të armatosur rrethojnë zonën, si u arrestua Gjuriç

Mediat kosovare kanë publikuar pamje të reja të arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriç, pasditen e djeshme. Si në gjendje lufte, policë të shumtë të armatosur rrethojnë vendin ku ndodhet Gjuriç dhe e marrin atë me forcë. Zyrtari serb, Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën, kishte hyrë ilegalisht dje në veri të vendit dhe për këtë është arrestuar nga policia kosovare.

Mediat në Kosovë raportojnë se pas arrestimit të Gjuriçit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave. Ndërkohë Policia e Kosovës pas arrestimit, e transportoi Gjuriçin të prangosur drejt Prishtinës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka zot kombi: 27/03/2018 16:56

    U lumte djemeve te shqipes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia