Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil pasi dy persona të armatosur kanë vrarë shtatë persona , duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare pasi të gjithë atë qeshën me humbjen e tyre gjatë një loje në bilardo. Në mediat e huaja tregohen pamje ku njëri vrasësve rreshtoi në mur shtatë personat që ndodheshin në lokal, ndërsa bashkëpunëtori i tij nxjerr një armë gjahu nga kamioni i tij dhe i qëllon të gjithë me radhë. Policia tha se sulmuesit, të cilët u identifikuan si Edgar Ricardo de Oliveira, 30 vjeç dhe Ezequias Souza Ribeiro, 27 vjeç, u larguan nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në arrati.
Delegati i Policisë Civile, Braulio Junqueira, tha se hetuesit po mbledhin dëshmitë e dëshmitarëve dhe po kërkojnë për vrasësit gjakftohtë. Policia njoftoi se sipas informacioneve Oliveira, njëri prej tyre kishte luajtur një lojë kundër një prej viktimave të martën në mëngjes dhe kishte humbur rreth 640 dollarë.
Pasdite, ai u kthye me Ezequiel dhe sfidoi burrin për herë të dytë, por humbi përsëri, duke i bërë kalimtarët të qeshin. Poshtërimi dhe refuzimi për të paguar bëri që dyshja të vrasë 7 persona.