Ministri britanik, Mark Field po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pas video skandalit që u publikua në media.
Ai shfaqet duke përplasur me dhunë një protestuese. Aktivistja e ‘Green peace’ ka hyrë gjatë një mbledhje në Londër dhe ka qenë pikërisht ky momenti kur Field është çuar nga vendi i tj dhe ka përplasur aktivisten në mur.
Ai e ka justifikuar veprimin e tij si akt në mbrojtje të të pranishmëve, pasi dyshoi se mos ajo ishte e armatosur dhe se ajo paraqiste shkelje të lartë të sigurisë. Pas publikimit të videos rrjeti ka shpërthyer kundër tij dhe kundërshtarët politikë kanë kërkuar dorëheqjen nga posti që mban.













Komente
Komento