Pamje të rënda në Prishtinë! Grushte dhe shkelma, burri vë me shpatulla mbas rafteve të marketit gruan dhe e rreh brutalisht në sytë e fëmijëve dhe bashkëshortes

KOSOVË- Ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market të Prishtinës, ku një burrë ka rrahur brutalisht një grua në sytë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij të vegjël.

Gjithçka ndodhi teksa gruaja po bënte pazarin, kur papritur mes saj dhe burrit lindi një konflikt për shkak të hapësirës së limituar nëpër korridoret e marketit. Nga videoja e siguruar nga mediat vendase, duket se fillimisht ishte burri ai që i kërkoi me tone të ashpra siç dallohet nga mimikat e tij, të largohet në mënyrë që të kalonte ai, por ajo kundërshtoi.

Burri nuk priti shumë sekonda dhe menjëherë shfaqi sjellje agresive ndaj saj. 

Burri duke e bënë me shpatulla pas rafteve dhe pa mëshirë e ka qëlluar me grushte dhe shkelma, gruan e cila pavarësisht përpjekjeve për t’u mbrojtur nuk ia doli.

Mes tyre për të ndalur shkelmat, u fut edhe bashkëshortja e burrit, por as ajo nuk mund të ndalte brutalitetin e tij.

Dhuna është një fenomen “pandemik” në Kosovë, ndërsa shifrat dhe rastet e raportuara janë në rritje.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 26/10/2021 16:19

    Boks! Burre me koqe ky...Agresivitet falas. Nuk ka komunikim, dialog. Fakti qe SHREKU i kerkon Zhan D'Arkes te hape rrugen, nuk ka gje te keqe. Ky e kerkon si SHREKU, ajo nuk e hap si shpatarake. Ketu qendron problemi, ka agresivitet te madh. Pastaj SHREKU shkarkon pafund prejardhjen e tij Darviniane mbi Zhan D'Arken qe fiziologjikisht nuk ia del te shpertheje asnje fishekzjarre, edhe pse thelle - thelle perpiqet.

    Përgjigju
  • Lui: 26/10/2021 16:15

    Une burrat sikur i di ndryshe. Ky vetem burre qe nuk ishte!!!

    Përgjigju
  • Maks: 26/10/2021 13:28

    Dhe pastaj ngrihet burri i saj me te drejten e kanunit dhe e vret kete idjot dhe keshtu nis hasmeria dhe serbi ferkon duart

    Përgjigju
  • Loku: 26/10/2021 10:10

    Pse vetem ne Kosove?!ne ballkan po dhe dhe ne perendim.Italia e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'