Pamjet e publikuara në rrjet për një ngjarjeArizonaSHBA-së janë tronditëse. Një 61-vjeçar i akuzuar për vjedhje është qëlluar për vdekje nga policia.

61-vjeçari u vra teksa lëvizte me karrocë, ndërsa shefi i policisë i cili publikoi edhe videon, tha se ka filluar procesi i shkarkimit të oficerit Rayan Remington.

"Jam shumë i mërzitur" tha shefi i policisë Chris Magnus për veprimet e vartësit të tij.

“Përdorimi i dhunës vdekjeprurëse gjatë këtij incidenti është një shkelje e qartë e rregulloreve tona të shërbimit”, tha ai në një konferencë për shtyp.