Pamje tronditëse janë publikuar nga Afganistani, që tregojnë talebanët teksa fluturojnë me helikopterin amerikan 'Black Hawk', poshtë të cilit kanë varur me litar një person. Momentet e tmerrit u kapën në provincën e Kandaharit.
Sipas mediave ndërkombëtare, nuk është e qartë nëse njeriu i varur është gjallë. 'New York Post, teksa citon disa gazetarë, thotë se ai u vra nga talebanët dhe më pas u var në helikopterin që fluturoi mbi qytet.
Ka dyshime se personi mund të jetë një përkthyes amerikan i ekzekutuar nga talebanët, megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar.