Një pjesë e madhe e Kosovës ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq ku në shumë zona nuk kanë munguar edhe rrebeshet e shiut.

Një nga komunat më të prekura është ajo e Rahovecit, ku gjatë ditës së djeshme rrugët janë mbushur tërësisht nga uji duke krijuar rrjedha të forta. Kjo situatë ka krijuar edhe rrezik tek qytetarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një person që e është rrëzuar dhe uji e merr me vete nga forca e madhe e rrjedhës.

Ndërkohë situata me reshje sipas Institutit Hidrometeorologjik, nuk pritet të përmirësohet deri në fundjavë.