FIER- Pamje të tmerrshme na vijnë nga Fieri, ku një makinë ka tërhequr zvarrë një qen. Pamjet janë regjistruar në Seman të Fierit, ku nga një kontroll të bërë nga redaksia e Report Tv, makina është në pronësi të Fredi Spahija.

Sakaq policia ka shoqëruar 50-vjeçarin Fredi Spahija, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier, dhe është proceduar për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve" dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Pamjet e qenit, që terheq zvarrë nga automjeti kanë shkaktuar reagimin e qytetarëve, por edhe të personave të angazhuar në mbrojtjen e kafshëve, pasi nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Tërhoqi zvarrë me makinë qenin, hetohet penalisht 50-vjeçari nga Fieri

Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar, pasi në fshatin Seman, me një automjet tip "Opel Korsa" tërhiqte nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur.

Policia njofton se është shoqëruar në polici shtetasi Fredi Spahija, 50-vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.

50-vjeçari është proceduar për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve" dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.