Ylli i popit, Katy Perry dhuroi një performancë spektakolare në koncertin “Sunny Hill” në Prishtinë mbrëmjen e 31 korrikut. Një natë e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, por më e veçantë për një vogëlushe 10-vjeçare e cila mori dhuratën më të bukur për datëlindje. Një duet me Katy Perryn me këngën hit “Roar”.
Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet. Edhe 6 ditë pas koncertit ato po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale. Era nga Shqipëria nis të këndojë “Roar” e emocionuar dhe nuk mban dot lotët. Ky moment preku edhe këngëtaren e njohur e cila është filmuar po ashtu teksa qan. Dueti bëri bashkë të gjithë të pranishmit, të cilët nisën të këndojnë këngën njëzëri.
10-vjeçarja shqiptare zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër më artisten, së cilës i tregoi se bileta për në koncert ishte dhurata e saj për datëlindje.
“Kjo është dhurata ime për datëlindje. Falëmderoj mamin që erdhëm këtu”, shprehet Era.
Vetë Katy Perry postoi në Instagram foto nga koncerti në Kosovë dhe momentin e duetit me Erën, duke e quajtur një ndër koncertet e saj më magjike.
“Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, shkroi Perry.










Komente
Komento