Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar pamjet brenda laboratorit të vetëm të certifikuar për kryerjen e analizave për koronavirus. Laboratori është i vendosur te Instituti i Shëndetit Publik. Pamjet tregojnë me maska dhe veshje speciale punonjësit që marrin analizat e personave të dyshuar. Zyrtarisht asnjë spital privat në Shqipëri nuk mund të kryejë analiza për diagnostifikimin e COVID-19, pasi i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën që zbulon nëse je i prekur apo jo me koronavirus është në Institutin e Shëndetit Publik.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)