PAMJET e huliganit! Policia, akuzë për vrasje me dashje për molotovët mbi gazetarët në protestën te bashkia

Jo rastësisht policia ngriti për herë të parë në protestat para Bashkisë së Tiranës, akuzën e vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë.

Një protestues me kapele, flamurin kombëtar mbështjellë mbi trup, me doreza në duar, maskë kirurgjikale dhe syze, ka bërë gjithçka për të fshehur identitetin, pasi ajo që ka paramenduar është vërtetë e rëndë.

I pozicionuar para hyrjes së bashkisë së Tiranës, përkulet, merr në tokë bombën e parë artizanale me molotov dhe e hedh në lartësi, si të ishin lule, në mesin e qytetarëve në protestë, por edhe të gazetarëve, pa menduar për rrezikun e jetëve njerëzore. Hedh bombën e parë e cila bie në mesin e operatorëve, gazetarëve,  qytetarëve në protestë, e efektivëve të policisë, dhe krejt i pa shqetësuar, lëshon edhe molotovin e dytë.  

Zhurma e shpërthimit është e madhe, ndërsa në sfond sipas videos së siguruar nga Report Tv, dëgjohet teksa mban fjalë, Belind Këlliçi, por nuk bën asnjë thirrje për tërheqje apo distancim nga aktet e dhunës .

Pasi ka kryer misionin, burri largohet dhe fshihet mes pemëve, ndërsa policia e Shtetit i bën thirrje me magafon të ndalë sulmet e rrezikshme.

Burri i maskuar të cilin policia e identifikoi dhe e arrestoi, Sokol Bushkolaj, 49 vjeç nga Thumana, bie në syrin edhe të disa grave të frikësuara protestuesve, të cilat sapo shohin bombat molotov në tokë, nisin të largohen.

E çuditshme është se askush tjetër nuk reagon edhe pse të tjerë protestues e shohin dhe mund ta mendojnë shumë mirë planin dashakeq të burrit tashmë të arrestuar, por nuk e ndalojnë atë.

49-vjeçari Bushkolaj është ndaluar edhe për dhunë edhe në protestën e 7 majit, ndërsa me aktin e fundit të dhunshëm në protestë, policia e Tiranës e vë në akuzë për 5 vepra penale, “prishje të qetësisë publike”, “shkatërrim të pronës me zjarr”, “goditje për shkak të detyrës”, “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe më e rënda, “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.

Protesta e 28 majit është e nënta që mbahet para bashkisë së Tiranës organizuar nga Rithemelimi partia e Lirisë dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit. Askush në radhët e përfaqësuesve politik dhe organizatorëve që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, nuk ka kërkuar tërheqje nga dhuna, përkundrazi, thirrjet kanë qenë për përshkallëzim të saj. Protesta agresive zgjati pak më shumë se një orë, ku u shfaq Argita Malltezi me thirrjet për të liruar të atin.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite