TIRANE - Për herë të parë transmetohen pamje të vjedhjes së parave nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë, të siguruara ekskluzivisht nga televizioni A1 REPORT.

Në sekuencat ekskluzive të A1 REPORT të shkëputura nga kamerat e sigurisë shfaqet Ardian Bitraj, duke vjedhur paratë në kasafortën e arkës stok (ku ndodhen paratë që ende nuk janë hedhur në qarkullim), ku tregohet qarte lirshmeria dhe qetesia qe ka pasur Bitraj gjate vjedhjes.

Foto numer 1: Bitraj hap me 3 celesat kasaforten
Ish-përgjegjësi i arkës stok në thesarin e Shtetit Ardian Bitraj, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe që ka pranuar se e ka kryer i vetëm vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari për plot 4 vjet, duket në këto pamje teksa hap me 3 çelësat kasafortën ku ndodhen lekët. Në fakt, çelësat e kasafortës ku ruhet thesari mbahen nga persona të ndryshëm, por Bitraj shfaqet në këto pamje ekskluzive teksa hap i vetëm me të 3 çelësat kasafortën, ndërsa më herët ka futur edhe kodin për hapjen e saj. Bitrja hyn ne kasaforte me nje thes plastik qe e mbante pas trupit. Ky moment megjithese eshte fiksuar nga operatoret e kamerave te vezhgimit dhe qe eshte regjistruar ne momentet e fundit te orarit limit te kohes se punes, nuk eshte denoncuar ne asnje moment nga operatori Dhimiter Davidi.