Vodhën pikën e këmbimit valutor në Shkodër, dy 'ukrainasit' përdorën të njëjtën skemë në Durrës! Policia në kërkim të 2 hajdutëve profesionistë (FOTO)

Vodhën pikën e këmbimit valutor në Shkodër, dy 'ukrainasit' përdorën të njëjtën skemë në Durrës! Policia në kërkim të 2 hajdutëve profesionistë (FOTO)

Dy të dyshuarit në pikat e këmbimit valutor

Durrës- Dy shtetasit e huaj, që janë autorë të grabitjes së një pike këmbimi valutor në Shkodër, kanë tentuar të grabisin një tjetër pikë ‘Exchange' pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Por ndryshe nga ngjarja e 9 gushtit 2024 ku dy autorët kanë arritur të largohen nga ‘Exchange' i Shkodrës me një sasi eurosh me vete, duket që në qytetin e Durrësit nuk ia kanë dalë. 

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foto të momentit kur dy burrat, që prezantohen si ukrainas kanë hyrë në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Si në rastin e Shkodrës burrat janë veshur njësoj, njëri me bluzë të bardhë e pantallona xhins të xhata dhe tjetri me bluzë blu që ka një vijë të kuqe në krahë dhe me pantallona të shkutra. Të dy kanë kapele në kokë.

Durres
Dy personat janë fokusuar nga kamerat e sigurisë teksa hyjnë në pikën e këmbimit valutor në qytetin e Durrësit më 31 korrik 2024. Kanë kërkuar gjoja që të këmbejnë para me valutë ose anasjelltas.Synimi i tyre është të futen brenda mjediseve dhe aty pastaj të realizonin vjedhjen. Por duket që tentiva e tyre ka dështuar pasi janë diktuar nga personeli dhe janë larguar pa bërë asgjë

9 ditë më pas në Shkodër
Por nuk ka ndodhur në Shkodër njësoj si në Durrës. Të veshur po njësoj, dhe me kapele në kokë i janë drejtuar një pike këmbimi valutor për të ekzekutuar planin. Këta dy persona, dyshohet se janë autorët e grabitjes së një pike "Exchange' të ndodhur në qytetin e Shkodrës  më datë 9 Gusht, ora 17:00.

Referuar hetimeve dhe dëshmive për atë ngjarje, dy shtetasit janë prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumën e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe, duke qëndruar në pritje që dy të huajt t'i sillnin lekët. Dhe para se të largoheshin, dy shtetasit arritën të ndërronin zarfet, duke marrë ato me euro dhe lanë dy zarfet e tjera, por pa euro brenda.

Skema
Të dyshuarit janë dy keqbërës që kanë skemë dhe taktikë të organizuar. Ata kërkojnë gjoja që të këmbejnë para me valutë, ose anasjelltas. Synimi i tyre është futja brenda mjediseve të bizneseve dhe aty pastaj të realizojnë qëllimin me anë të marifeteve prej profesionisti në fushën e mashtrimit dhe vjedhjeve. Autorët mbeten ende të paidentifikuar, por pamjet janë të qarta dhe zbulimi i tyre mund të jetë çështje kohe nga policia. 
Pronari i këmbimit valutor në Shkodër ka bërë denoncimin në policinë ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot. Ndërkohë që u është kërkuar ndihmë dhe qytetarëve për të identifikuar dy autorët.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 10/08/2024 14:44

    Duket bos ai me pantallonat e xhata.

    Përgjigju
  • X xnxn: 10/08/2024 12:59

    Ku eshte momenti te afte?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja