Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)

SHKODËR - Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.

Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt ti sillnin lekët.

Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda.

Në kamerat e sigurisë data është më 9 gusht 2024, ora 17:00. Dy shtetasit e huaj janë brenda pikës së këmbimit valutor. Njëri ka hyrë brenda në banak, ndërsa tjetri ndodhet jashtë. 

Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.

Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!