Në tubimin e përjavshëm të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha është vënë re një prezencë tejet e ulët e numrit të të pranishmëve.
Nga pamet me dron të siguruara nga Report TV, vihet re se në sheshin para godinës së Kryeministrisë, Berishës i janë bashkuar vetëm një grusht militantësh në protestë.
Kjo rënie e ndjeshme e numrit të ‘ithtarëve’ që i bashkohen tubimeve të Berishës vihet re nga java në javë, duke bërë që të pranishmit në shesh shpesh të numërohen edhe me gishtat e dorës.
Një nga shkaqet kryesore të numrit të ulët të pjesëmarrësve në protesta është edhe dhuna dhe hedhja e molotovëve gjatë protestave kombëtare të PD-së, të cilat kanë krijuar panik dhe pasiguri te të pranishmit.
Komente












Po ç'merreni akoma me Berishen e pasuesit e tij, mor aman. Po beheni bajat.
PërgjigjuPo ç'merreni akoma me Berishen e pasuesit e tij, mor aman. U bete bajate me keto lajme.
PërgjigjuKaq shpellarë i kanë mbetur Sali non gratës.
Përgjigju