Grupi i zjarrit që u kap në flagrancë me bomba molotovë në protestën e Sali Berishës të premten, del sot para gjykatës së Tiranës për masë sigurie. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 dhe do të jetë gjyqtari Enkel Peza që do të vendosë nëse 11 protestuesit do të qëndrojnë në qeli, ndërsa për herë të parë Prokuroria ka kërkuar për 5 prej tyre masën e sigurisë arrest me burg. 

Në 6 protesta kombëtare të Partisë Demokratike të zhvilluara para kryeministrisë apo të fundit, me marshime e shpërthime molotovi nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit e arrestuar nga policia, janë liruar nga Gjykata. Por ndryshe nga protesta e kaluara, në atë të 17 prillit, Policia nën drejtimin e kryepolicit të ri Skënder Hita, ndoqi një strategji të re duke i arrestuar militantët në flagrancë me çanta me molotovë.

Sapo nisën të hedhin molotovët e para drejt kryeministrisë, policia ndërhyri menjëherë aty, duke i shpërndarë me ujë, gaz lotsjellës dhe spraj. Veprimi i menjëhershëm i policisë, frenoi skenarin e militantëve, që për nga precedentët e tubimeve të mëparshme, premtonin të ishin edhe më të dhunshëm.

45 shishe molotovë të papërdorura u kapën nga efektivët, të cilat militantët i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore. 

Shumë më pak arritën të hidheshin ndaj godinës së qeverisë, por reagimi i policisë që duket se i kapi në befasi, neutralizoi rrezikun e sulmeve të tjera.  Gjashtë prej tyre, u kapën në flagrancë gjatë akteve të dhunës duke hedhur lëndë piroteknike, por edhe me çanta me molotovë të paplasur, një provë konkrete kjo në duart e gjykatës, për t’i kyçur ata në qeli, duke e bërë më të vështirë lirimin e tyre të menjëhershëm, siç ka ndodhur n137 protestat e mëparshme.

Në kurriz, kanë 5 akuza: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.

Ndërkohë, PD ka paditur ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kryepolicin Skënder Hita dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë me argumentin, kanë drejtuar aksionin ndaj protestuesve të opozitës dhe kanë përdorur ndaj tyre spraj kundër ariut.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

 

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Protesta/ PD kallëzon ministrin Lamallari, Hitën dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë

1776457222_protestaepd17prill.jpeg

Pas protestës së 7 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.

Kallëzimi është bërë për veprat penale të "Dëmtime të tjera me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Falsifikimi i dokumenteve", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shpërdorimi i detyrës", "Kryerja e veprimeve arbitrare", "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme", "Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar", "Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese", "Kallëzimi i rremë", "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 28, 90, 110, 186, 237, 248, 250, 251, 261, 269, 281, 305 dhe 305/b të Kodit Penal.

EMRAT E TË KALLËZUARVE
1. Shtetasi Besfort Lamallari, me detyrë Ministër i Punëve të Brendshme.
2. Shtetasi Skënder Hitaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
3. Shtetasi Sokol Bizhga, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
4. Shtetasi Elton Alushi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
5. Shtetasi Artur Prifti, me detyrë Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
6. Shtetasi Altin Tabaku, me detyrë Zv.Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
7. Shtetasi Bajram Baçi, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
8. Shtetasi Navjol Papuli, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
9. Shtetasi Dashamir Bendo, me detyrë shefi Forcave të Posaçme Operacionale.
10. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 4 dhe Nr. 6. Tirane që kanë kryer arrestime të paligjshme.
11. Punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit, të paidentifikuar nga ana jonë

 

Ora 10:51
Sot masa për ‘grupin e zjarrit’/ Berisha: I futën në qeli pa asnjë provë, do padisim Skënder Hitën dhe Sokol Bizhgën

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se do të padisin penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhën dhe 2 persona të tjerë që kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit. Berisha tha se u përdor spraj kundër arinjve ndajr protestuesve që kishin dalë në shesh. Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi edhe protetsuesit që sot do të dalin para Gjykatës për masat e sigurisë. Ndonëse kësaj radhe ata u kapën në flagrancë me molotovë në duar, Berisha thotë se militantët u futën në qeli pa prova.

“Kriminelët me uniformë përdoren në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjjes shoqërore të shqiptarëve. Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata se kanë përdorur verbues ariu dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut. Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja, Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun. Ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, kriminel i damkosur, për Sokol Besëprersin, oficeri më i pabesë”, tha Berisha.